13.5 C
Tirana
E shtunë, 8 Tetor, 2022

Pamje apokaliptike, stuhitë e Saharasë kthejnë në portokalli Evropën (VIDEO)

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Një shtresë pluhuri i Saharasë ka mbuluar pjesë të Evropës Jugore dhe Qendrore ditët e fundit ku shkaktoi një rritje të ndotjes së ajrit në të gjithë rajonin, thanë studiuesit.

Sipas “Euronews”, programi i monitorimit satelitor të Komisionit Evropian Copernicus tha se nivelet e matura të grimcave më të vogla se 10 mikrometra – të ashtuquajturat PM10 – kanë ngritje të mpr ehtë në qytete të tilla si Barcelona, Lioni dhe Marseja të dielën.

Reja e rërës së imët që fryu në drejtim të veriut nga Algjeria “leu” qiellin dhe ishte “përzier” me reshje dëbore të freskëta në Alpe dhe Pirenej, duke lënë shpatet të dukeshin si portokalli.

Këto episode të pluhurit të shkretëtirës zakonisht ndodhin më vonë gjatë vitit, zakonisht në pranverën e Hemisferës Veriore, shpjegoi Copernikus.

Këtë herë, grimcat u transportuan “përgjatë një shtrese të trashë që shtriu sipërfaqen deri në afërsisht 5 kilometra mbi tokë”, shtoi ai.

Ai vlerësoi se disa mikrogramë të grimcave të pluhurit për metra katrorë ishin depozituar në pjesën më të madhe të Evropës midis 4 shkurt dhe 8 shkurt, “që është e dallueshme nga madhësia më e madhe se depozita mesatare e pluhurit për Evropën Jugore”./korrieri.al

https://youtu.be/xKPnPIuzTlM

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit