11.5 C
Tirana
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Parku Kombëtar Detar “Karaburun-Sazan”

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Parku Kombëtar Detar “Karaburun-Sazan i shpallur në vitin 2010 është parku detar kombëtar i vetëm i Shqipërisë.

Parku mbulon një sipërfaqe detare që shtrihet 1-nautical-mile (1.9 km) përgjatë bregdetit të gadishullit të Karaburunit dhe Sazanit afër Gjirit të Vlorës. Parku detare është 16 kilometra (9.9 mi) i gjatë, dhe mbulon një sipërfaqe prej gjithsej 12,428 ha.

Gadishulli i Karaburunit në vetvete është një Rezervë Natyrore ndërsa ishulli i Sazanit është një zonë ushtarake në Shqipëri.

Në korrik 2015, ishulli i Sazanit u hap për publikun nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit.Vlerat të cilat meritojnë përpjekjet tona

Duke ndjekur shtigjet e parkut – qofshin ato detare apo tokësore – vizitoret nuk gjejnë vetëm bukuritë e dhuruara nga natyra, siç janë brigjet e larta dhe gjiret e vogla të gadishullit të Karaburunit, shpella 30 metra e thellë e Haxhi Aliut, apo plazhet e virgjëra të Gramës dhe Dafinës. Më tepër se aq, këto janë shtigje historike, të cilat i ndihmojnë njerëzit të lidhen me vende që ndjellin historinë mijëra vjeçare të zonës, duke filluar nga antikiteti, deri në historinë më të fundit të shekullit të 20-të.

 

Tepër natyralisht, kjo bukuri mahnitëse tërhequr njerëz nga e gjithë Shqipëria dhe jashtë saj në Gjirin e Vlorës. Numri i turistëve është rritur shume gjatë viteve të fundit. Restorantet, baret dhe hotelet kanë pasur shume mundësi dhe kanë mbirë përreth zonës. Një rrezik i ri ishte mënyra e riciklimit te vajrave të gatimit të krijuara kryesisht nga restorantet. Me mbështetjen e PNUD, një iniciativë riciklimi u përdor për të mbajtur vajin e përdorur të gatimit (VPG) jashtë detit.

 

Këtë verë, i bëjmë thirrje të gjithëve të qëndrojnë në Shqipëri. Dhe kur të shkoni në Vlorë, konsiderojeni të vizitoni Parkun mahnitës Detar Karaburun-Sazan. Për t’ju keshilluar mbi vendet per tu vizituar, bëni një ndalesë tek Qendra e Vizitorëve në Radhimë. Do gjeni profesioniste që do ju informojnë rreth vendeve që mund të vizitoni — dhe jo thjesht sepse është puna e tyre, por sepse ata e duan Parkun Detar dhe kjo ndjenjë shkon përtej detyrës qe kane./Portalishqiptar.com

 

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit