20.5 C
Tirana
E enjte, 7 Korrik, 2022

Parku Kombëtar i Dajtit “Ballkoni natyror i Tiranës”

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Parku Kombëtar i Dajtit është një nga parqet tona kombëtare i vendosur 26 km ne lindje te Tiranës dhe 50 km nga aeroporti “Nënë Tereza”. Ai ze një sipërfaqe prej 3300 h. Ne te gjenden individë ahu 200 vjeçar te cilët pasurojnë një monument te madh natyror te vendit tone. Ky vend është shume i frekuentuar nga turistet. Ai njihet edhe si “Ballkoni natyror i Tiranës” i cili ofron mundësi akomodimi për turistet.

 

Parku i Dajtit dallohet për vlera të larta të biodiversitetit (florë, bimësi dhe faunë), për veçoritë natyrore dhe të peizazhit. Nga flora mund të përmendim maren, dushkun, panjën, ahun, pishën dhe dëllinjën. Fauna është e pasur, me gjitarë si ariu, ujku, çakalli, dhelpra, kunadhja, lepuri i egër, ketri dhe shpendë si thëllëza, pëllumbi i egër, huta, qukapiku, etj.

 

Parku ka disa monumente natyrore, si ‘Tarraca e vjetër detare’ në malin e Dajtit, e formuar nga valët e detit Helvecian (16-11 milionë vjet më parë), Shkalla e Tujanit në luginën e lumit të Tiranës, një kanion prej 1,2 km i gjatë, 20-50 m të gjerë dhe 200-300 m të thellë, me guva dhe shpella karstike, si Shpella e Zezë (Shpella e Pëllumbasit) në grykën e Skoranës, Shpella e Shutresë, Gryka e Skoranës (lumi Erzen), Gryka e Murdhrit (Kërrabë) etj.

 

Përgjatë shkallës së Tujanit kalonte dikur rruga Tiranë-Dibër e Madhe e ngjashme me Shkallën e Tujanit është edhe gryka e Zall-Herrit ose e Bovillës mbi lumin e Tërkuzës, ku është ndërtuar diga e Ujëmbledhësit përkatës. Zona e Zall Dajtit dhe e Malit me Gropa është e njohur për ujërat natyrore oligominerale, të varfra me kripëra të kalciumit dhe magnezit, me veti të mira kuruese. Dy prej këtyre burimeve, Selita dhe Shemëria, prej vitit 1951 kanë qenë furnizuesi kryesor i qytetit të Tiranës me ujë të pijshëm ; secili burim ka një prurje që luhatet nga 300-700 L/s. Mali i Dajtit i shpallur “Park Kombetar” me vendim të Këshillit të Ministrave. Ai është në juridiksionin dhe administrimin e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Tiranë.

 

Mali i dajtit eshtë cilesuar si mushkria e Tiranës. Siper ne maje të malit mund te shikosh te gjithe Tiranen./portalishqiptar.com

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit