20.5 C
Tirana
E enjte, 7 Korrik, 2022

Pas largimit të bujshëm nga PërPuthen, reagon për herë të parë “Loco” (Foto)

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Elvisi (Loco) është një nga ish konkurrentët e Për’puthen, i cili u largua nga programi pas fotografisë që publikoi në rrjete sociale dhe preku Antonelën.

 

Një prej kritikëve më të ashpër ndaj tij ishte Arjan Konomi, i cili nuk e justifikonte veprimin e Elvisit dhe kërkonte largimin e tij nga emisioni. Për reagimin e tij të ashpër, opinionisti bëri një video, të cilën e publikoi në rrjete sociale ku shpjegonte situatën në të cilën ndodhej mes Elvisit dhe Antonelës.

“Në gjaknxehtësi e sipër, kur dëgjon një vajzë që të thërret Arian më ndihmo dhe një djalë që nuk po i kërkon falje, asnjë nuk e kupton nëse nuk ndodhesh vetë në atë situatë. Ajo që mua më acaroi është se prisja që pas atij debati, ata të dy të ishin takuar, të ishin sqaruar dhe jo të ishtë përkeqësuar zënka akoma më shumë. Në një farë mënyre, unë aty jam si një prind që ka disa fëmijë. Këtë situatë ja kam shpjeguar edhe vetë Locos dhe nuk është një person për t’u bërë kurban, pavarësisht se mesazhet janë të forta dhe ne nuk duhet të lejojmë këto mesazhe të cilat mund të dëmtojnë atë çfarë jepet në televizion”, u shpreh Arjani përmes një video.

 

Pas kësaj ka reaguar Elvisi në Instagram duke thënë se nuk kishte asnjëherë qëllime që të ofendonte dikë në emision apo të merrte ndonjë rol tjetër përveç atij të konkurrentit. Elvisi ka shtuar se pas debatit të madh i ka kërkuar menjëherë falje Antonelës.

 

Ndër të tjera ka sqaruar se e gjithë situata po përdoret për vëmendje nga persona brenda dhe jashtë studios. Për këtë të fundit thotë se ka njerëz që duan ta ulin për shkak të hatërmbetjeve por nuk flet me emra.

“Në asnjë moment nuk kam qenë unë i pari që e kam sulmuar, apo jam përpjekur ta ul, unë gjithmonë kam bërë çmos për të mbrojtur veten dhe persona të tjerë në atë studio pa dashur të ofendoj apo cenoj Arjanin. E gjithë kjo është keqkuptuar nga Arjani, sepse sidomos kohët e fundit kam vënë re që ka njëfarë persekutimi ndaj mendimeve dhe opinioneve të mia dhe unë besoj që vijnë nga mendimi i tij se dua ta cenoj atë dhe ta nxjerr poshtë vetes.Të gjithë këtë çështje ai e ka kthyer në personale, sepse mund të ketë menduar nuk dua ta lë Elvisin të ngjitet ‘sipër meje’.

 

Pas daljes nga studio kam qenë unë i pari që i kërkova personalisht falje Antonelës për mërzitjen që mund t’i kem shkaktuar unë si person jo për atë që ndodhi në studio. Nga ana tjetër kam përshtypjen se kjo situatë po përdoret mediatikisht nga disa persona brenda, ndoshta dhe nga jashtë studios. Më shumë të drejtë mund të thonë që ishte e rëndë ajo që postova unë, por mendoj se thjesht po i mëshojnë kësaj, sepse nuk kanë pasur skandal ku të kapen dhe kjo ishte e vetmja mënyrë për të më ulur. E theksoj që mund të jetë dhe nga persona jashtë studios, që kanë kohë që duan të më ulin për shkak të hatërmbetjeve, fundi fundit janë problemi i tyre dhe jo i imi. Shpresoj shumë që kjo situatë të marrë zgjidhje pa u prekur askush, pa u cënuar morali dhe dinjiteti i askujt”, thotë Elvisi në reagimin e tij./korrieri.al

 

 

 

 

 

 

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit