12.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Dhjetor, 2022

“Pasaporta digjitale e vaksinimit” bëhet realitet,ja cili është shteti i parë në Evropë që vendosi aplikimin e saj

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Danimarka ka në plan të prezantojë një “pasaportë digjitale vaksine” në një përpjekje për të ndihmuar bizneset dhe për të lehtësuar udhëtimet.

Skema fillimisht do të zbatohet për biznesin, por autoritetet shpresojnë se ajo gjithashtu mund të ndihmojë vendin të rihapet, duke lejuar danezët të shkojnë në restorante, konferenca, festivale muzikore dhe ngjarje sportive, të gjitha këto të kufizuara që kur në dhjetor u vendos një bllokim mbarëkombëtar.

Bllokimi aktual do të zgjasë deri më 28 shkurt, kohë kur qeveria shpreson që qytetarët do të jenë në gjendje të provojnë se kanë marrë një vaksinë Covid-19 pasi ajo do të regjistrohet në internet.

Gjatë tre-katër muajve të ardhshëm, “pasaporta” mund të jetë në dispozicion në celularë, tha Ministri i Financave Morten Bodskov.

“Ne mund të jemi ndër të parët në botë që e kemi dhe mund t’ia tregojmë pjesës tjetër të botës, “shtoi ai./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit