11.5 C
Tirana
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Pasiguri nga mësuesit në Lezhë, refuzojnë vaksinën “AstraZeneca”! Shqetësimi i Sindikatës së Pavarur të Arsimit: Po u bëhet presion

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Mësuesi Pjetër Prenga e refuzoi vaksinën anti-Covid, me argumentin se “AstraZeneca”, me të cilën po vaksinohen arsimtarët, është refuzuar në disa vende të botës, pasi solli probleme shëndetësore te të vaksinuarit.P

“Na kanë njoftuar për t’u vaksinuar të hënën, por unë nuk kam pranuar. Duke qenë se vaksina ‘AstraZeneca’, me të cilën po vaksinohen arsimtaret, është refuzuar në disa vende të botës, kjo më ka sjellë një lloj pasigurie.

Pa dalë në deklaratë zyrtare autoritetet shëndetësore, unë nuk e kam ndërmend të vaksinohem. Me duket diçka mjaft e fr ikshme që të luaj me jetën time”, thotë mësuesi, që njëherësh është edhe kryetar i Sindikatës së Arsimit në Lezhë.

 

Të njëjtin vendim si Prenga morën edhe të tjerë mësues të qytetit verior. Ndërsa kishte edhe nga ata, që midis fr ikës nga virusi dhe pasigurisë mbi vaksinën, e harruan fare këtë të dytën dhe iu nënshtruan pa bërë zë procesit.

“Unë kam vendosur që të vaksinohem, ndonëse kam pikëpyetjet e mia mbi vaksinën që po na injektojnë. Kemi lexuar në media që ka sjellë probleme shëndetësore për ata që janë vaksinuar në disa vende dhe referuar këtij fakti, jam skeptik.

Pavarësisht se mendoj se autoritetet shëndetësore nuk duan të na bëjnë kurban ne mësuesve dhe e kanë testuar më parë”, shprehet një mësues që nuk dëshiron të identifikohet, por nuk harron të ftojë kolegët e tij të veprojnë njëjtë.

 

Procesi i vaksinimit për arsimtarët nisi dje edhe në Lezhë, sikundër në qytete të tjera të vendit. Palestra e gjimnazit “Hydajet Lezha” u adoptua në qendër vaksinimi, pasi mësuesit e arsimit parashkollor, 9-vjeçar dhe të mesëm, përfshi dhe stafet mbështetëse, u njoftuan për t’u paraqitur atje në orën e caktuar.

Lezha ka në total rreth 900 arsimtarë, por sipas listës së mësuesve të referuar për vaksinim, mësohet se 70 për qind e tyre e kanë refuzuar vaksinën. Fr ika dhe pasiguria e efekteve anësore të pretenduara të vaksinës “AstraZeneca” është bërë shkak i kësaj situate. Këtë e pohon edhe një prej drejtuesve të shkollave në qytet, i cili ndonëse ka zgjedhur t’i nënshtrohet vaksinës personalisht, është përballur edhe me refuzimin e mësuesve.

“Ne jemi njoftuar që ditën e shtunë për vaksinimin dhe kemi thirrur të gjithë stafin e shkollës dhe unë për vete kam ardhur të vaksinohem dhe s’kam aspak fr ikë. Duke qenë se vaksina nuk është me detyrim, sigurisht jo të gjithë mësuesit e shkollës tonë janë shprehur të gatshëm për t’u vaksinuar.

Arsyet mund të jenë të ndryshme, duke qenë se sot është dhe ditë pushimi. Dikush është dhe njeri pak i ndjeshëm dhe pret si do të na shkojë ne të tjerëve, por unë si drejtues shkollë kam marrë përsipër ta bëj i pari dhe shpresoj që pastaj ta bëjnë edhe të tjerët”, thotë Bardh Dedgjonaj, drejtor i shkollës profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë.

Një tjetër mësues jep një tjetër pasqyrë mbi procesin e vaksinimit. Shumica i kanë thënë “PO” “AstraZeneca”-s.

“Unë sapo e bëra vaksinën dhe ndihem mjaft mirë. Nga shkolla jonë jemi 17 mësues që po vaksinohemi, nga 20 që janë gjithsej. Nuk mendoj se ka fr ikë për këtë vaksinë”, thotë Hasan Muça, mësues. Gjatë ditës së djeshme ishin planifikuar për t’u vaksinuar 150 mësues, sipas grafikut të përcaktuar.

Drejtori Rajonal i Arsimit Parauniversitar për Veriun, Bardhok Pulaj, nënvizon se është në dorën e gjithsecilit mësues injektimi i vaksinës. “Procesi i vaksinimit ka nisur mëngjesin e së hënës dhe po vijon normalisht. Lista e mësuesve për t’u vaksinuar është bërë nga drejtoritë e çdo shkolle dhe është në dëshirën e gjithsecilit për t’u vaksinuar. Dua të them se kjo vaksinë nuk është e detyrueshme”.

“JO ME PRESIONE”

 

Sindikata e Pavarur e Arsimit ngre shqetësimin se mësuesit janë vënë nën presion për t’u vaksinuar.

“Kemi mirëpritur propozimin e Komitetit të Ekspertëve për kategorizimin e mësuesve në grupet e para të vaksinimit, por informacionet e ditëve të fundit, ku disa shtete kanë pezulluar vaksinimin e tyre me ‘AstraZeneca’ kanë rritur shqetësimin e mësuesve mbi sigurinë e shëndetit nga bërja e kësaj vaksine.

Të mos ushtrohet presion ndaj mësuesve që nuk dëshirojnë të vaksinohen dhe t’iu krijohet mundësia të vaksinohen me vonë”. Kjo është një ndër katër kërkesat e drejtuara qeverisë përmes një deklarate, e cila ndër të tjera, kërkon që ky proces, së pari, të mos bëhet në shkolla e palestra, por pranë qendrave shëndetësore. Dhe gjithmonë, me aprovimin paraprak të mjekut të familjes, i cili mban përgjegjësi për gjendjen shëndetësore.

“Mësuesit, për të cilët mjeku i familjes pas studimit të kartelës shëndetësore dhe analizave të gjakut ka rekomanduar mosbërjen e kësaj vaksine, t’iu krijohet mundësia e vaksinimit më vonë me vaksinë tjetër”, citohet në reagim./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit