20.5 C
Tirana
E enjte, 7 Korrik, 2022

Plani i Menaxhimit të Butrintit, Margariti: Ministria e Kulturës i ka kërkuar mendim Institutit të Arkeologjisë, u diskutua dhe miratua edhe në KKMPK

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Plani i Menaxhimit të parkut kombëtar të Butrintit është shoqëruar me debate dhe kundërshtime. Marrëveshja 10-vjeçare mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit ka sjellë reagime të shumta nga specialistë të ndryshëm të fushës së trashëgimisë kulturore. Disa ditë më parë profesorët Neritan Ceka, Apollon Baçe apo dhe specialistë të tjerë u shprehën me kritika për Ministrinë e Kulturës dhe punën që është bërë me planin e menaxhimit. Në një reagim të saj një ditë më parë ministrja e Kulturës Elva Margariti informoi mbi planin, duke iu përgjigjur dhe zërave që gjatë këtyre ditëve janë shprehur për problemet. Ministrja Margariti bëri me dije se për hartimin e Planit të Menaxhimit të Integruar të Butrintit janë konsultuar rreth 80 ekspertë shqiptarë, bashkëpunëtorë, ekspertë nga Instituti i Arkeologjisë, Universiteti i Tiranës, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, etj.“Më 13 qershor 2019 Ministria e Kulturës i ka kërkuar mendim Institutit të Arkeologjisë rreth draftit të PMI të Parkut Kombëtar të Butrintit. Më 11 korrik 2019 Instituti i Arkeologjisë ka depozituar pranë Ministrisë së Kulturës gjithë sugjerimet në lidhje me draft-PMI të Butrintit, të cilat janë reflektuar në draftin e ri. Janë zhvilluar tre dëgjesa publike në periudhën tetor-nëntor 2019. Më 6 prill 2020 PMI i Parkut Kombëtar të Butrintit 2020-2030 është diskutuar dhe miratuar në Këshillin Kombëtar të Menaxhimit të Pasurive Kulturore, firmosur edhe nga një ekspert nga fusha e arkeologjisë”, thuhet nga Margariti në publikimet e një dite më parë.

Projektligji për miratimin e marrëveshjes u aprovua më 29 prill

Ministrja e Kulturës në vijim shprehet se më 7 prill 2020 Plani i Menaxhimit të Integruar të Parkut Kombëtar të Butrintit 2020-2030 është diskutuar dhe miratuar në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale, firmosur edhe nga Instituti i Arkeologjisë (IA) dhe Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, UT. “Projektligji “Për miratimin e marrëveshjes së administrimit të Parkut Arkeologjik të Butrintit” i është nisur të gjitha ministrive të linjës në datën 15 dhjetor 2021 mes të cilave edhe Ministrisë së Arsimit, në varësi të së cilës është IA”, vijon ministrja Elva Margariti. Po sipas ministres, më 21 dhjetor 2021 Ministria e Arsimit sjell përgjigjen me sugjerimet përkatëse, të cilat u reflektuan në projektligj. “Projektligji “Për miratimin e marrëveshjes së administrimit të Parkut Arkeologjik të Butrintit” u miratua në Këshillin e Ministrave në 29 prill 2022”, vijon Margariti në faktet që ka publikuar . Sipas Margaritit rreth 3 milionë dollarë ofrohen për konservimin e sitit, rreth 1.3 milionë dollarë ofrohen për studime dhe konsulenca të specializuara, 540.000 dollarë vetëm për të stimuluar kërkimet akademike në Butrint dhe 35.000 dollarë ofrohen për muzeun e ri arkeologjik të Sarandës.

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit