22.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Presidenti i ri i Barcelonës synon të pamundurën , ja çfarë mesazhi të “çmendur” ka dhënë

Mos i humbisni

Me te lexuarat

“Nëse e kemi përmbysur një herë Parisin, mund ta bëjmë edhe për herë të dytë”. Ky ishte mesazhi i optimizmit që presidenti Joan Laporta i dha skuadrës së Barcelonës në një vizitë të shkurtër në qendrën sportive.

 

Pas zgjedhjes së tij si kreu i klubit ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëpunëtorët kur shkoi të përshëndeste futbollistët dhe trajnerin Ronaldo Kuman. Ishte një takim pa përqafime. Në pak kohë që qëndruan bashkë, presidenti tregoi optimizmin për duelin ndaj PSG-së dhe për të ardhmen. “Sigurisht që unë besoj te përmbysja.

Ju jeni të aftë ta bëni diçka të tillë, por mbi të gjitha jam i sigurt që do të shkoni atje për të luftuar”, ishin fjalët e tij në këtë takim të shkurtër. Laporta ka bërë testin për “COVID-19” për të udhëtuar bashkë me ekipin drejt Francës.

 

Ai kërkon që të jetë pranë në këto momente vendimtare dhe të rëndësishme për sezonin aktual, por edhe për planifikimin e të ardhmes./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit