9.5 C
Tirana
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Presidentja e Komisonit Europian bën shqiponjën me duar/ Ja reagimi i Ramës

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Brukselit për t’u takuar me disa nga zyrtarët më të rëndësishëm të Bashkimit Europian.

Ai u takua me zyrtarët më të lartë atje, midis të cilëve edhe me Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen. Kjo e fundit e ka pritur kreun e qeverisë duke bërë edhe simbolin e shqiponjës me duar.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se dita e sotme ishte një ditë pozitive dhe produktive, ndërsa shton se ka marrë vlerësime shumë të mira në lidhje me  Shqipërinë nga krerët e Bashkimit Europian.

“Ditë pozitive e produktive në një moment të vështirë për të gjithë; bashkëbisedime të drejtëpërdrejta me miqtë tanë në Bruksel dhe vlerësime shumë të mira nga ana e tyre për Shqipërinë,”- shkroi Rama në rrjete sociale./fastnewsalbania

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit