20.5 C
Tirana
E enjte, 7 Korrik, 2022

‘Presim të kemi konfirmim që…’, flet ekspertja e ISHP-së: Shpresojmë ta kemi kaluar pikun e valës së tretë

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Eskpertja pranë Institutit të Shëndetit Publik Rovena Daja është shprehur ditën e sotme se Shqipëria mund ta ketë kaluar pikun e valës së tretë të COVID në ditët që ka patur mbi 1 mijë raste të reja.

“Jemi në një valë të tretë të pandemisë dhe shpresojmë që pikun e saj ta kemi patur ditët që kishim mbi 1 mijë raste dhe ndoshta në ditët në vijim do të na ulet gradualisht ky numër rastesh”, u shpreh Daja.

Për sa i përket qarqeve që kanë incidencë më të madhe, në vendin e parë qëndron Tirana për shkak edhe të densitetit më të lartë të popullsisë, ndërkohë që nuk mbeten pas Gjirokastra dhe Lezha.

“Pozitiviteti ka arritur rreth 30 përqind, megjithatë ditët e fundit kemi një tendencë pak në rënie. Incidenca është 3374.7 për 100 mijë banorë. Incidencë të lartë vazhdon të ketë Tirana, meqenëse ka dhe densitetin më të lartë të popullsisë”, tha ajo për Tv Klan.

Për s ai përket mutacionit anglez të koronavirusit, Daja tha se ISHP është në pritje të përgjigjeve nga laboratori i Londrës, por pritet që mund të ketë një konfitmim pozitiv që ky mutacion ka hyrë në vendin tonë.

“Fakti që kemi një numër të lartë të rasteve, vetëm virusi i cili është anglez shkakton një virulencë dhe një përhapje kaq të madhe. Ndoshta vërtetë ky virus ka ardhur. Ne e presim që ndoshta mund të kemi një konfirmim pozitiv nga laboratori”, u shpreh Rovena Daja./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit