9.5 C
Tirana
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Prezantimi i kandidatëve për deputetë të partisë Demokratike në qendrën administrative Kastrat Malësi e Madhe

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Sot në takimin me grup seksionin e njësisë administrative, Kastrat Malësi e Madhe u bë Prezantimi i kandidatëve për deputetë të partisë Demokratike  të Shqipërisë, zoterinjëve Ramadan Lika dhe Aldo Gega.

 

Në hapjen e këtij takimi morën fjalën, z’ Aleksandër Malaj kryetari i partisë Demokratike të Kastratit dhe z’ Anton Kokaj kryetari i partisë Demokratike të Malësisë së Madhe, ku mes të tjerash theksuan se si asnjëherë më pare dega e PD Malësi e Madhe është më e unifikuar dhe besimplotë në fitoren e 25 prillit, gjithashtu z’ Kokaj falenderoi z’ Basha për mbështetjen dhe dëgjimin e propozimit të strukturave lokale.

 

Z’Kokaj dhe z’Malaj   ftuan Kastratësit që të mbështesin me votën e tyre në Zgjedhjet e 25 prillit kandidatët e Partisë Demokratike, të cilët do jenë zëri  jonë në parlamentin Shqiptar .

Z’ Ramadan Lika politikani dhe biznesmeni i mirnjohur, në fjalën e tij tha, se së bashku mund të ndryshojmë të ardhmen e Malësisë dhe gjithë Shqipërisë. Ndër të tjera ai tha, se sot nuk është thjesht si kandidat që kerkon votën në zgjedhjet e 25 prillit, por këtë votë e kërkoj si nip ndër daja që së bashku të ndryshojmë realitetin që po largon të rinjtë nga shtepitë e tyre për të krijuar një të ardhme diku larg vendit tonë, kur mund të vazhdonin jetën në Kastrat dhe të kontribonin për një të ardhme të sigurtë dhe më të mirë.

Z’ Aldo Gega studenti ekselent dhe pedagogu i fakultetit të inxhinierisë se ndërtimit hidraulikës dhe hidroteknikës, në fjalën e tij premtoi se, do të jemi afër të rinjëve të Kastratit dhe Malësisë në lehtësimin për studime dhe punësim që askush të mos mbesi pa realizuar ëndrrën për t’u shkolluar dhe punësuar në degët që kanë pasion. Ndër të tjera ai nuk harroi që dhe rruga e tij për të arritur gjer këtu u mundësua nga një njeri i nderuar që i hapi derën e shtepisë dhe të mundeësisë për t’u arsimuar dhe për të realizuar ëndrrën e tij.

Kandidatët u mbështetën nga një numër i madh pjesmarrësish, të cilët treguan hapur zgjedhjen e tyre dhe dëshirën e madhe dhe të domosdoshme për të ndryshuar ./Portalishqiptar.com

 

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit