17.5 C
Tirana
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

PROMOVOHET SHOQATA KULTURORE “XHUBLETA E ALPEVE SHQIPTARE”

Mos i humbisni

Me te lexuarat

 

Muaji shkurt 2021 shënoi një ditë shumë të veçantë për Bajzën e Kastratit në Malësi të Madhe, ku u promovua Shoqata Kulturore “Xhubleta e Alpeve Shqiptare”, një shoqatë e cila që nga emri kuptimplot nënkupton edhe qëllimin dhe synimet e saj, e cila duke filluar që nga sot mori detyren e vështirë e fisnike për ta mbrojtur këtë pasuri të paçmueshme e unike në traditen mijëra vjeçare të Kombit tonë.

Nën kujdesin e organizatores, e cila është njëkohsisht edhe themeluesja e kësaj shoqate zonj.Rita Shkurtaj në bashkëpunim me stafin, aktivistë të shoqatës, zhvilluan një aktivitet kulturor në një nga vendet më të bukura dhe historike, tek “Shpella e Frashnit” në qendër të Bajzës.

Të ftuar në këtë aktivitet ishin studiues, gazetarë, shkrimtarë, por edhe shumë banorë vendas, të cilët u mahniten nga emocionit që përftuan pasi kishin pritur me kaq kënaqësi këtë ditë të veçantë për gjithë Malësinë. Interesim të madh kishin treguar edhe mediat vizive.

Unë pata kënaqësinë t’i përjetoj këto çaste me mikun tim prof.Osman Kozmaj, i cili ka dhe një kontribut modest në publikimin dhe jehonen e themelimit të kësaj shoqate, e cila ka pretendimin e ligjshëm që këtë simbol të kulturës materiale e shpirtërore të Kombit tonë ta promovojë edhe në UNESKO si pasuri e gjithë njrëzimit.

Kjo nisëm është nga zonja Shkurtaj, që thesaret e çmuara të trevës së Malësisë të ruhen, por edhe të njihen nga Bota, pasi Xhubleta është një veshje tipike e grave në Malësinë e Madhe, ajo është unike dhe me pamje madhështore. Xhubleta identifikon rrënjët tona të hershme ilirjane, dëshmi e qartë se jemi autokton në këto troje.

“Shpella e Frashnit” në Bajzë të Kastratit të Malësisë së Madhe, e njohur ndër shekuj si skena natyrore e kësaj zone ku mblidheshin malësorët në gëzime e festa, jo pa qëllim u zgjodh për të zhvilluar aktivitetin prezantues të Shoqatës Kulturore “Xhubleta e Alpeve Shqiptare”. Kryetarja e kësaj shoqate Rita Shkurtaj, thotë se ka për qëllim të mbrojë bukurinë e Xhubletës, e cila ka mbijetuar për më shumë se 4000 vjet në Alpet Shqiptare dhe është unike ne Botë.

Kjo shoqatë do t’i kontribuojë edhe vendimit të Ministrisë së Kulturës që “Xhubleta e Alpeve Shqiptare” t’i prezantohet UNESCOS për ta shpallur si pasuri në trashëgiminë kulturore botërore.

Një dritë jeshile për Xhubleten e Malësisë.

Kjo inisiativë ka ardhur në kohën dhe momentin e duhur kur vetëm pak kohë më parë Ministria jonë e Kulturës ka anonçuar punën e nisur për krijimin e Dosjes përkatëse përmes së cilës do t’i kërkohet UNESCO-s listimin e Xhubletës Shqiptare në Pasuritë Botërore të Trashëgimisë.

Kryetarja e kësaj shoqate zonj. Shkurtaj falenderoi me fjalët më të përzemerta gjithë të pranishmit emër për emër, e në veçanti të ardhurit nga larg shumica edhe përfaqsues institucionesh, miqt nga Tirana, nga Lezha, nga treva e Dukagjinit njëkohsisht përfaqsues të Shoqatës Atdhetare “Dukagjini” me kryetar z.Ndue Sanaj, nga Shkodra dhe nga të gjitha trevat e Malësisë së Madhe.

Një falenderim i veçantë shkon për mediat e pranishme TV1 Channel, me drejtor z.Edmond Ndou dhe gjithë stafin që ishin të pranishëm. Zonj. Shkurtaj falenderoi gjithashtu TV Koplikun me drejtor z.Zenel Hoxhaj dhe kryeredaktor z.Gëzim Vuçaj, njëkohësisht edhe drejtor i Revisttës “Fjala” për suportin e vazhdueshëm që jep në kuadrin e ringritjes së vlerave sociale e kulturore, si dhe shumë gazetarë e publicistë të pranishëm, të cilët i dhanë më shumë kuptim këtij aktiviteti modest, por kuptimplot brenda mundësive që lejon situata.

Një falenderim shumë i përzemert shkon edhe për përfaqsuesit dinjitoz të grupit folklorik “JEHONA E KELMENDIT” me drejtuese znj. Dila Vaçaj, të cilët demostruan ato emocione “Logu”, të cilat prej dekadash i mungonin Grykës së Shpellës së Frashnit.

Gjithashtu një falenderim tjetër shkon edhe për donatorët; z.Fatmir Shpellzaj dhe z.Ramadan Likaj, të cilët financuan dhe mundësuan këtë aktivitet.

Ky ishte hapi i parë i rrugëtimit tonë të përbashkët ndaj ju ftojmë të gjithëve të bëheni bashkëudhtarë të kësaj nisme kulturore gjithëpërfshirëse. Suksesi na bën krenar dhe optimist për të tjera sfida, tha në fjalen e saj zonj.Shkurtaj.

Kjo përshëndetje përmbylli gjithë aktivitetin e prezantimit të shoqatës “Xhubleta e Alpeve Shqiptare”.

Në Malësinë historike e fantastike, i uroj Shoqatës së drejtuar nga Rita Shkurtaj udhë të mbarë e suksese për nismën e saj, ruajtjen dhe mbrojtën e trashëgimisë kulturore! Ishte ky një urim nga z.Sejmen Gjokoli nga Vlora, i cili është i dashuruar me Shkodren dhe shkodranët, por dhe pjesëmarrës në disa aktivitete kulturore e artistike që organizohen në Shkodër.

  •    Urimet më të mira për organizatorët e kësaj veprimtarie, Shoqatës më të re me fokus trashëgiminë kulturore me emrin e bukur, ” Xhubleta e Alpeve Shqiptare”.

 

Shkurt 2021./gazetanacional.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit