20.5 C
Tirana
E enjte, 7 Korrik, 2022

Rama i dhuroi vaksina, Kosova siguron dyfish më shumë se Shqipëria

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Qytetarë të nderuar, respektoni masat anti Covid!

Përderisa të gjitha shtetet evropiane janë duke u përballur me numër të madh të pacientëve të infektuar me Covid 19, vendi ynë suksesshëm po vazhdon ta menaxhojë situatën epidemiologjike në vend.

Nga 1586 mostra të marra brenda 24 orëve, 253 kanë rezultuar pozitive, 646 kanë fituar betejën me Covid 19, ndërsa kemi dy vdekje.

Qytetarë të nderuar,

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm që keni pasur me institucionet e vendit, për respektim të masave anti Covid, ju ftoj që edhe më tej të vazhdojmë bashkë luftën kundër Covid 19.

Jam përpjekur maksimalisht që kuadrit profesional dhe shumë të përkushtuar, t’i shtohen 1.500 specializantë, punësimin e të gjithë mjekëve të papunë, si dhe shtimin e personelit shëndetësor për 608 punonjës.

Kuadri profesional, ka gjetur angazhim të plotë në sistemin shëndetësor të vendit dhe largimi i mjekëve nga Kosova është zvogëluar shumë duke gjetur këtu perspektivën.

Edhe një herë ju siguroj qytetarë të vendit tim që tashmë kemi siguruar 1,220,000 vaksina anti Covid.

Deri në arritjen e vaksinave anti Covid, të vazhdojmë t’i respektojmë masat, të mos i ngarkojmë institucionet shëndetësore dhe të gjithë të hospitalizuarit jo vetëm me Covid por edhe për nevojat dhe shërbimet tjera shëndetësore.

Kujtojmë se në datën 1 Janar të 2021, Kryeministri Rama ka deklaruar, se nga 10.700 dozat që Shqipëria do të marrë në fillim të javës së tretë të Janarit, një pjesë e tyre do të dërgohen në Kosovë për vaksinimin e personelit shëndetësor. Përllogariten të jenë 3800 doza, duke marrë parasysh se vaksina Pfizer/BioNtech merret me dy doza.

I hymë detit në këmbë dhe ia dolëm të cekim pak tokë, pa asnjë ndihmë nga BE, por ndryshe nga BE, ne nuk do t’i kthejmë shpinën Kosovës duke e lënë në ankthin dhe pritjen e nisjes së vaksinimit. Padyshim që nuk ia zgjidhim dot hallin, por nuk do t’jua lëmë pa qarë. Kosovës do t’i dhurojmë një sasi për vaksinimin e bluzave të bardha të spitalit të Prishtinës, në mënyrë që heronjtë e vijës së zjarrit atje të vaksinohen në të njëjtën kohë si heronjtë tanë të vijës së zjarrit. Pavarësisht se nuk e kemi të lehtë, ne shqiptarët s’duhet ta kemi mënyrë të jetuari, kthimin e shpinës“, tha Rama.

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit