Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale disa foto nga transformimi i Bulevardit “Zogu I”.
Ai shkruan se është kënaqësi të kalosh tani në këtë zonë, sidomos gjatë mbrëmjeve, teksa thekson se gjithë investimi i kryer i ka rritur vlerën pronës.
Ai shkruan se është kënaqësi të kalosh tani në këtë zonë, sidomos gjatë mbrëmjeve, teksa thekson se gjithë investimi i kryer i ka rritur vlerën pronës.
“Çfarë kënaqësie të kalosh në mbrëmje në Bulevardin Zogu I, kur ka përfunduar tanimë projekti i Rilindjes Urbane që i ka dhënë aksit historik një vezullim mbresëlënës – pa llogaritur rritjen e mënjëhershme të vlerës së pronës së banorëve e të tregtarëve të krejt zonës #PunëJoGjumë
SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama.
Bulevardi “Zogu I” është transformuar rrënjësisht, përdoret si shëtitore, me sheshe të vogla dhe fasada të unifikuara të ndërtesave./tmaedites.al