9.5 C
Tirana
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Rasti i çuditshëm i lojtarit gjerman, humbje e madhe për ekipin bavarez…ja arsyeja

Mos i humbisni

Me te lexuarat

KATAR – Tomas Myler humbi nde shjen finale Bayern Mynih-Tigres të luajtur dje në Katar për Kupën e Botës midis Klubeve. Arsyeja? Fr ika nga virusi Covid-19.

Sul muesi bavarez, sipas protokollit, të hënën para ndeshjes me Al Ahlin, si të gjithë lojtarët iu nënshtruar testit anti-covid. Tamponi i tij rezultoi negativ.

Pas dy ditësh, të mërkurën paradite, të gjithë futbollistët e Bayernit u testuan përsëri. Tamponët e të gjithëve rezultuan negativ, ndërsa ai i Mylerit ishte pozitiv. Sulmuesi iu nënshtrua edhe një testi tjetër dje para ndeshjes, i cili sërish doli pozitiv.

Në këto kushte, drejtuesit e aktivitetit, nuk e lejuan bavarezin të luante në nde shjen finale Bayern Mynih-Tigres, ndërkohë që Myler, menjëherë u vetizolua në një hotel tjetër.

Ai është asimptomatik, por megjithatë do të udhëtojë me çarter nga Doha për në Mynih për të shmangur ndonjë infeksion të mundshëm të shokëve të skuadrës.

Para këtij rasti, e përditshmja “Bild”, pyet se kush mund ta ketë infektuar sul muesin e Bayernit. Rasti i Martinezit më 23 janar dhe Goreckës më 27 janar, mendohet se janë shumë larg për ta infektuar Tomas Mylerin, më 10 shkurt në Doha të Katarit.

Gjithsesi, në bazë të protokolleve mjekësorë në Gjermani, me të mbërritur në Mynih, sulmuesi do të karantinohet për 14 ditë, madje ai do ta fitojë lire pas kësaj periudhe vetëm kur tamponi i i tij të rezultojë negativ.

Deri atëherë, trajneri Flik dhe Bayern Mynih duhet të bëjnë pa sul muesin e tyre Tomas Myler./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit