13.5 C
Tirana
E shtunë, 8 Tetor, 2022

Reagojnë urgjent zyrtarët e OBSH : “Virusi erdhi nga jashtë përmes ushqimit të ngrirë”

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Eksperti i agjencisë shëndetësore të Kombeve të Bashkuara, Peter Embarek ka hedhur poshtë teorinë kineze, ndërsa thotë se Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk i mbështet pretendimet se Covid-19 mund të ketë arritur fillimisht në Kinë përmes ushqimit të huaj të ngrirë.

Embarek tha se një rrugë e tillë e transmetimit do të ishte shumë e pazakontë, pasi shkencëtarët kinezë kanë gjetur shumë pak produkte të infektuara, pavarësisht hetimeve intensive.

Më konkretisht ai është shprehur se: Në vitin 2019, virusi ende nuk po qarkullonte në botë dhe nuk kishte shpërthime në impiantet e huaja të përpunimit të ushqimit, prandaj hipoteza e importimit të virusit në Kinë përmes asaj rruge nuk është diçka që po e shqyrtojmë.

Në vend të kësaj, OBSH po shqyrton mundësinë që kafshët e egra, bartëse të virusit, janë rritur në jug të Kinës dhe më pas janë shitur në një treg më larg, në veri të Wuhan, ndërsa sipas tij, shumë produkte të ngrira në treg janë gjetur në jug./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit