30.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Rikthimi i temperaturave të ngrohta, zbuloni se çfarë ndodh me motin javën e ardhshme

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Moti i keq me stuhi, dëborë dhe ngrica i lë vendin temperaturave të larta duke nisur nga nesër. Meteoalb njofton se mesjava tjetër do të shënojë temperatura mbi 20°C.

“Temperaturat rriten me 3-4°C të premten dhe në fundjavë duke bërë që pjesa më e madhe e territorit shqiptar të kalojë në vlera pozitive. Megjithatë rritja më e madhe e vlerave termike pritet të vijë javën tjetër dhe të vijojë deri në fund të muajit shkurt. Fatmirësisht, gjatë kësaj periudhe do të qarkullojnë masa ajrore të lagështa mbi territor por pa mundur të sjellin reshje të konsiderueshme; priten vetëm reshje të pakta ditët e fundit të muajit.

Temperaturat e mesditës gjatë javës tjetër do të ngjiten mbi 20°C në disa qytete të ultësirës perëndimore duke krijuar ndjesinë e ardhjes së shpejtë të pranverës. Megjithatë, edhe gjatë pjesës së parë të muajit mars, herë pas here do të ketë hyrje të masave ajrore nga veriu i Europës të cilat do të ulin temperaturat në vlera negative për zonat malore por ditët e acarta kanë ikur” sipas Meteoalb./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit