17.5 C
Tirana
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Rrëfehet për herë të parë Meghan Markle: Ja gjërat e tmerrshme që kam menduar gjatë shtatzënisë!

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Meghan Markle ka rrëfyer mes lotësh stresin e përjetuar brenda familjes Mbretërore britanike. Në një intervist për Oprah Winfery, Meghan u shpreh se në muajin e pestë të shtatzënisë kishte menduar edhe vetëvr,asjen.

 

Ndërkohë, ajo pretendoi gjithashtu se Dukesha Kate Middleton e kishte bërë të qante para se të martohej me Princ Harry-n.

“Në atë kohe kisha shumë turp ta thosha e po ashtu kisha turp ta pranoja, veçanërisht para Harry, sepse e di sesa humbje ka pësuar dhe sa ka vuajtur, por e di se nëse nuk do ta kisha thënë, do ta kisha bërë dhe unë nuk doja të jetoja më”, tha Markle.

 

“Ne kemi një mik shumë të ngushtë, i cili ka qenë me ne gjatë gjithë këtij procesi, por për familjen ata e kanë shumë këtë mentalitet se kjo është mënyra se si duhet të jetë, do të thotë që ti nuk mund ta ndryshosh atë”, u shpreh Duka i Sussex, Harry.

Ndërsa çifti nuk kishte asgjë përveç lëvdata për mbretëreshën, intervista zbuloi shumë të pathëna rreth tyre dhe tani të gjithë janë në pritje të reagimit nga Pallati Buckingham./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit