9.5 C
Tirana
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Sa për të qarë aq dhe për të qeshur! Salçiçja që fundosi pas 10 vitesh shqiptarin në Gjermani

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Të vjed hësh një shtëpi është një punë mjaft e lodhshme kur e mendon, ndaj dhe është normale të të kapë oreksi.

 

Por është mirë që të shm angni çdo copë ushqimi që mund të ndodhet në skenën e kr imit pasi policia mund t’ju identifikojë nëpërmjet saj, edhe vite më vonë kur mendoni se i keni shpëtuar krimit.

Media “Lad Bible”, shkruan se një kr iminel në Gjermani është kapur thuajse një dekadë më vonë pasi gr abiti një shtëpi, sepse konsumoi një copë salçiçeje.

 

Në vitin 2012, policia nisi hetimet në një shtëpi që ishte vjedhur në qytetin e Gevelsberg, të Gjermanisë, teksa grabitësi ishte zhd ukur prej kohësh. Por ata arritën ta kapnin atë vetëm nëpërmjet një cope salçiçeje që dyshohej se ishte ngrënë nga ai dhe më pas ishte hed hur.

 

Një dekadë më vonë, nga një mostër e ADN-së që u mor nga fragmenti i salçiçes, u identifikua një 30-vjeçar shqiptar si personi që kishte kafshuar salçiçen gjatë grabitjes.

Ai ishte arrestuar edhe më parë për dh unë dhe policia i kishte marrë një mostër të ADN-së që ishte futur në bazën e të dhënave ndërkombëtare.

 

Si rezultat, ata arritën të vërtetojnë që ADN-ja e gjetur në salçice përputhej me atë të mëparshmen, gjë që i lejoi ata të gjenin autorin e gr abitjes që daton në Mars të 2012.

 

Sipas policisë, ADN-ja ishte marrë fillimisht nga ekipi mjeko-ligjor në Nordrhein-Westfalen, i cili tani ka rihapur çështjen e vjed hjes dhe duan ta ekstradojnë 30-vjeçarin shqiptar nga Franca në Gjermani, ku hetimi vazhdon.

 

Pra, ADN-ja është mjaft e dobishme në zgjidhjen e krimeve, madje edhe ato historike./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit