500 litra raki shqiptare janë sekuestruar në portin e Barit në Itali.
Sasia rakisë që vinte nga Shqipëria nuk kishte asnjë dokumentacion shoqërues për kalimin e tij në kufi.
sasia e madhe e rakisë është kapur gjatë një kontrolli rutinë nga Guardia di Finanza, në një autobus i cili po zbriste nga trageti.
Gjatë kontrollit të kryer janë gjetur 85 shishe plastike, të cilat ishin fshehur në një ndarje në brendësi të autobusit. Shoferi i autobusit është gjobitur dhe sasia e rakisë u sekuestrua./topchannel.al