17.5 C
Tirana
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Shifrat e larta të rasteve me Covid-19, mjeku Alimehmeti: Ja kur do duket efekti i vaksinës

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Mjeku Ilir Alimehmeti thotë se rritja e numrit të rasteve të reja me Covid ishte diçka e pritshme për shkak të uljes së temperaturave, në ditët e fundit.

“Ne vijojmë që të shikojmë rritje dhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga festat e fundvitit. Ne duhet të kemi parasysh se rastet po shtohen mund të ketë dhe raste të rënda por numrat dhe % do të ishin indikatorë të qartë për të parë se si është gjendja. Tashmë ka dhe pacientë me ndryshim klinik të lehtë që mund të jenë rëndë në fillim por që i bie shpejt pastaj, dhe këto janë shenja klinike të gripit. Por kuptohet se shfaqja e menjëhershme e temperaturave rrit dhe menjëherë shtimin e rasteve”, ka thënë ai.

Në Abc Neës, ai ka treguar dhe se kur do të fillojë të japë impaktin va ksina.

“Tashmë pritet që provat e terrenit të na tregojnë efektin e vaksinës, siç ishte dhe efekti i Pfizer në Izrael që është në fazën e katërt. Vjeshta dhe dimri i viti tjetër mund të jenë dhe normalizimi i situatës nga Covid pasi ne jemi në shkurt. I njëjti person duhet të marrë dozën e vaksinës nga e njëjta firmë, dhe jo nga firma të ndryshme, por duhet që persona të ndryshëm të vaksinohen me vaksina nga kompani të ndryshme”, është shprehur Alimehmeti./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit