15.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Dhjetor, 2022

Shijojeni ende kohën e mirë dhe me diell, zbuloni se çfarë pritet të ndodh me motin nga e hëna

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Në këtë mënyrë, ata të cilët kanë planifikuar për këtë të Shtunë e të Diel, moti do i favorizojë duke qenë i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Gjithashtu priten edhe temperatura të ngrohta sidomos ato të mesditës.

Megjithatë, në orët e vona të mbrëmjes të ditës së Diel mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme.

Në këtë mënyrë dita e Hënë do të ketë mot me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet kryesisht mesatar në pjesën më të madhe të vendit.

Në zonën e veriperëndimit dhe atë të jugut reshjet e shiut në periudha kohore të caktuara pritet të jenë me intensitet të lartë.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë nga kuadrati i jugut me një shpejtësi mesatare 3-10m/s dhe nga orët e mesditës të ditës së Diel deri në orët e mesditës të ditës së Hënë fiton shpejtësi dhe bëhet intensive deri në 15-20m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit