22.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Shprehu pëlqimin për dy nga vajzat, konkurrenti i Përputhen befason Jasminën në prag të Shën Valentinit

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Dy ditë më parë një konkurrent i ri erdhi në Përputhen. Ai quhet Ervis Kurti, është 31 vjeç, me origjinë nga Dibra dhe jeton në Tiranë. Ervisi shprehu pëlqimin e tij për dy nga vajzat e programit, për Anën dhe Jasminën.

“Vajzat i kam parë, por duke u nisur nga pjesa e pëlqimin fizik dhe nga tipi, komunikimi, sjellja, aq sa kam pasur mundësi t’i ndjek, jam në dy zgjedhje. Ana, përtej faktit që është shumë e mirë fizikisht, më pëlqen dhe mënyra si komunikon, si është në debate dhe diskutime të ndryshme. Zgjedhja e dytë është Jasmina. Gjithashtu është shumë simpatike, është shumë e prerë”, tha ai.

Së fundmi, Ervisi ka bërë një gjest shumë romantik për njërën nga këto dy vajza: për Jasminën. Ai i ka dhuruar një çokollatë dhe një trëndafil të kuq në prag të Shën Valentinit.

Jasmina ka publikuar një video në Instastory, duke etiketuar konkurrentin./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit