“ Unë e provova vetë në familje me njërin nga prindërit, ishte një situatë e tmerrshme, të rëndon psikologjikisht. Vuan ai që është duke e kaluar, vuajnë dhe gjithë të tjerët në familje. Profesionalisht dhe ne nuk ngelemi jashtë kësaj situate.
Ti shikon në televizor ambulanca, dëgjon për vd,ekje, doktorë që nuk i marrin përsipër, imagjino i shikon në lajme ti këto dhe shkon në punë dhe krijo humor. Po ne kemi një rregull të pashkruar në profesionin tonë , ne nuk na lejohet të sëmuremi , ne kemi për detyrë të bëjmë punën tonë dhe të durojmë atë që duhet të durojmë ” – u shpreh Deda.
Gjatë intervistës Julian Deda u shpreh dhe për angazhimin e tij në politikë duke u përgjigjur dhe dilemave nëse një ditë mund të bëhet deputet.
“Nëse një ditë do më lipset apo do më kërkohet ndihma e forcës politike që unë i përkas në këtë drejtim patjetër që do ta bëjë”- u shpreh Deda.