Nesër pritet që Komiteti Teknik i Ekspertëve të mblidhet për të diskutuar për masat që do të merren për të ulur numrin e infektimeve në vend.
Burime për “Panorama” konfirmojnë se efektivë të policisë kanë njoftuar sot lokalet, që të merren masa për mbyllje në orën 20:00, të ditës së nesërme.
Masat e tjera ndaluese janë mbyllja e disa shërbimeve, kryesisht bareve në hapësirat e tyre të brendëshme.
Në mbështetje të masave kufizuese sot është shprehur edhe akademia e shkencave./korrieri.al
