17.5 C
Tirana
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Shumë shtete e kanë ndaluar, të shtunën nis në Shqipëri vaksinimi i mësuesve me Astra Zeneca

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Nesër në Shqipëri pritet që të vijnë mbi 38 mijë doza nga Astra Zeneca nga instrumenti COVAX, por kjo vaksinë është vendosur në qendër të vëmendjes për shkak se disa vende e kanë pezulluar injektimin anti-covid.

Dhe pse asgjë nuk është ende e provuar, Danimarka mori këtë vendim orët e fundit pasi kishte disa raste trompoze tek disa pacientë. Një ditë më parë dhe Austria mori një vendim të ngjashëm pas vdekjes së një pacienti dhe shtrimit në spital të një tjetri, por dhe Luksemburgu, Lituania, Estonia dhe Letonia.

Por si komentohet ky mosbesim në Shqipëri? Shefja e Programit Kombëtar të Vaksinimit, Erida Nelaj tha në Radarin Informativ përballë Jonida Shehut se “Unë do të thosha që ka disa diskutime, Gjermania dhe Italia e kanë tërhequr vendimin për të mos vaksinuar persona mbi 65 vjeç. EMA dhe OBSH kanë konkluduar që nuk ka pse të ketë kufizim moshe.

 

Mosbesimi lindi pasi thjesht personat e marrë në studim ishin në mosha të reja. Nuk ka logjikë të qëndrojë sepse përderisa nuk ka dhënë efekte anësore përse të mos jetë në mosha më të larta” tha ajo. E pyetur për pezullimin nga Austria dhe Danimarka, ajo tha “Kontrolli është shumë i fortë, kur ndodh diçka vendimi i drejtë është pezullimi, për dy javë derisa të arrijnë të vërtetojnë shkakun”.

 

Nëse një gjë e tillë, pra nëse konstatohen probleme, pezullimi do të bëhet edhe në Shqipëri? “Po sigurisht. Para 13 vitesh ka qenë një vaksinë e fruthit nga Italia, u njoftuam se ka pasur efekte anësore për një lot dhe u ndërpre” tha Nelaj.

 

Mungesën e vaksinave në Fier dhe Vlorë, Nelaj e justifikon kështu “Më vjen keq sepse udhëzimet janë të qarta. Janë të informuar, mjekëve të familjes u është kërkuar të bëjnë listat, të pyesin njerëzit, mjeku duhet të vlerësojë ku i ka njerëzit, të “krihet” popullata”.

Pas mjekëve të spitaleve publike, Nelaj tha se tani po vaksinohet edhe personeli shëndetësor privat për të kaluar nga e shtuna te injektimi i dozave nga Astra Zeneca te 45 mijë mësuesit. Por si është plani, si do të përzgjidhen mësuesit që do të vaksinohen të parët?

 

“Grupi i mësuesve në bashkëpunim me drejtorinë arsimore, do të paraqitet te qendrat shëndetësore që mbulojnë shkollat. Mund të fillohet me shkolla të caktuara. Do të fillohet gradualisht. Mund të fillohet me moshat më të larta, do të zbardhen të gjitha këto” përfundoi ajo./lajmifundit.al

 

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit