Policia e Sheffield-it në Britani ka ngritur shqetësimin në lidhje me përfshirjen e shqiptarëve në kultivimin e ka.nabisit në vend.
Media britanike “The Star” raporton se policia arre.stoi një shqiptar, të cilit iu gjetën rreth 70 rrënjë k.anabisi në një shtëpi. Pas verifikimeve, policia zbuloi se i njëjti person ishte arr.estuar edhe në Londër sërish brenda një “shtëpie bari”.
Në një deklaratë, ekipi i policisë tha: “Ne do të shohim statusin e imigracionit. Ne nuk mund të mos vëmë re se shumë prej njerëzve që kemi gjetur brenda banesave kur rritet ka.nabisi janë me origjine shqiptare”
“Duket se grupe kr.iminale nga Ballkani Perëndimor janë organizuar për kultivimin e pjesës më të madhe të ka.nabisit nëpër shtëpi në Britaninë e Madhe. Ky problem duhet adresuar”, tha më tej policia
Policia kishte edhe një apel: “Nëse ju ndodh të shihni ndonjë punëtor që gë.rmon në tokë, por nuk ka uniformën e duhur të punëtorit, na telefononi, pasi mund të jetë dikush që nxjerr energji elektrike nga rrjeti për të furnizuar fabrikën e kan.abisit”./korrieri.al