Në debat e sipër, në vendin ku edhe po përpl.aseshin Mici dhe qytetari kanë shkuar edhe efektivë nga Policia e Shtetit, të cilët janë përpjekur të marrin në “duar” situatën, por janë përballur me reagim e ashpër të kolegut të tyre.
TIRANË- Dosja.al ka mësuar detaje të reja lidhur me pr.angosjen e Besim Micit, efektivit të Illyrian Guard (Policia Private Shtetërore. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Mici para se të pr.angosej po ‘përpl.asej’ me një qytetar, i cili ndodhej jashtë godinës së COVID-2, ose i njohur ndryshe si spitali “Shefqet Ndroqi”.
Në debat e sipër, në vendin ku edhe po përpl.aseshin Mici dhe qytetari kanë shkuar edhe efektivë nga Policia e Shtetit, të cilët janë përpjekur të marrin në “duar” situatën, por janë përballur me reagim e as.hpër të kolegut të tyre. Teksa po përpiqeshin që ta qetësonin, Mici iu është kthyer edhe kolegëve, të cilët e kanë vënë në pr.anga dhe e kanë shoqëruar në Komisariat.
Deri më tani, nuk ka asnjë reagim nga ana e Policisë së Shtetit, lidhur me ngjarjen e ndodhur./korrieri.al