20.5 C
Tirana
E enjte, 7 Korrik, 2022

Situata në Infektiv/ Gazetari Skëndaj : “40 urgjenca në 24 orët e fundit, nuk ka vende të lira”

Mos i humbisni

Me te lexuarat

TIRANË– Për shkak të rritjes së numrit të infektuarëve, ku vetëm në javën e fundit janë regjistruar mbi 1 mij raste ditore, janë mbushur edhe kapacitetet spitalore.

Sipas gazetarit Erion Skëndaj, situata nuk ka qenë e qetë në 24 orët e fundit në spitalin Infektiv, sepse kanë mbërritur 40 urgjenca. Skëndaj shprehet se tek Spitali Infektiv dhe tek Sanatoriumi nuk ka shtretër të lire.

“Në sanatorium deri në 8 të mbrëmjes vetëm 3 urgjenca, për shkak të mbushjes së këtij spitali. Të paktën në një javë kohë, të gjitha urgjencat e Tiranës dhe jugut të vendit kanë ardhur në Infektiv dhe tani konsiderohet totalisht i mbushur. Ka informacione se nga sot, urgjencat e Jugut i kanë kaluar Sanatoriumit.

Të dy spitalet nuk kanë shtretër të lirë. Në dy spitalet COVID kryesorë, numri i të shtruarve është i plotë, në Sanatorium janë 220 persona të shtruar, në Infektiv 120 po aq sa janë dhe shtretër. Tek Covid 3 janë rreth 140 shtretër të zënë, domethënë 95% e kapacitetit e mbushur dhe po ashtu dhe në spitalin 4.

Atje ka dhe forma të rëndë të trajtimit me oksigjeno terapi me dy ose më shumë burime dhe pse është më shumë për rikuperimin e pacientëve. Ka një mbushje të shpejtë të spitalit Infektiv në Durrës, me një urgjencë ditore që shkon me dhjetëra raste, e njëjta situatë dhe në Shkodër, Elbasan etj”, tha Skëndaj./korrieri.al

 

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit