9.5 C
Tirana
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Skandali te Infektivi/ Zbardhet dosja hetimore, 7 minuta ‘tradhtuan’ infermieren Ronida Hysi

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Në dosjen hetimore të prokurorisë, ku u hetua infermierja e Infektivit Ronida Hysi, shpjegohet me detaje se si u zbulua se ishte pikërisht e reja që i kishte zbrazur llogarinë pacientit që ndërroi jetë nga koronavi rusi.

Sipas dosjes hetimore, kamerat e sigurisë të një bankomati në QSUT kanë kapur në orën 08:00 të mëngjesit të datës 25 dhjetor “një vajzë me flokë të kapura, që kishte probleme me të ecurën në këmbën e majtë që kishte kryer veprime me kartën e pacientit Kamber D.”.

Pas kësaj, prokurorët kanë administruar pamjet e kamerave të sigurisë së Inf ektivit ku në orën 07:53 duket duke dalë nga ambientet e spitalit e njëjta vajzë që është parë 7 minuta më vonë tek bankomati në QSUT.

Pasi kanë bërë krahasimet dhe kanë marrë regjistrimin e personave që ishin në shërbim në turnin e tretë tek Infektivi gjatë natës së datës 24 dhjetor, prokurorët kanë konstatuar se e dyshuara ishte pikërisht Ronida Hysi.

Në dosje shkruhet se kur është marrë në pyetje, Ronida Hysi nuk ka mohuar përdorimin e kartës së pacientit duke thënë se portofolin e kishte gjetur në ashensorin e repartit Infektiv gjatë punës ku aty brenda ishte edhe kodi PIN.

“E gjeti, nuk e vo dhi” ka qenë edhe thelbi i mbrojtjes së Ronida Hysit nga avokati i saj në gjykatë, gjë të cilën gjykatësit nuk e kanë marrë parasysh duke dhënë masën e sigurisë “arr est me bu rg”./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit