17.5 C
Tirana
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Stërvitja më e madhe në histori, Kuvendi i hap rrugë zbarkimit të ushtrisë amerikane në Shqipëri

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka miratuar sot projektligjin, duke i hapur rrugë zbarkimit të mbi 3 mijë ushtarëve amerikanë në Shqipëri, para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në kuadër të stërvitjes më të madhe ushtarake në historinë e shtetit shqiptar.

Stërvitja do të zhvillohet në periudhën 26 prill – 20 qershor 2021 në Shqipëri, nën drejtimin e ushtrisë amerikane, ku do të demonstrojë aftësitë edhe ushtria shqiptare.

Në stërvitje do të marrin pjesë edhe 3 100 trupa të vendeve anëtare të NATO-s, si dhe 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash patriot, 1000 automjete jo luftarake, tanke, blinda etj.

Miratimi i nismës nga Kuvendi diktohet nga një parashikim kushtetuese, sipas të cilit nëse në stërvitje marrim më shumë se 1 mijë trupa të huaj, vendimi duhet të merret nga Parlamenti.

Për të shpjeguar përmbajtjen e projektit, në Komisionin e Sigurisë ishin të ftuar , zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi dhe përfaqësues të lartë të ushtrisë shqiptare.

“Kjo është stërvitja më e madhe në historinë e stërvitjeve ndërkombëtare në territorin e Shqipërisë. Qëllimi i stërvitjes është që trupat tona ushtarake të aftësohen më tej për të pritur dhe për t’u koordinuar me forca ushtarake partnere në stërvitje dhe operacione të përbashkëta.

Kjo stërvitje do ta rrisë efektivitetin e përdorimit të kapaciteteve tona ushtarake për të gjitha sfidat e mëvonshme. Në çdo rast prezenca e forcave aleate do të shoqërohet nga ushtarakët tanë”, tha Petro Koçi./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit