20.5 C
Tirana
E enjte, 7 Korrik, 2022

Studim/ Infeksionet e kaluara mund të ndikojnë mutacionet e reja të coronavirus

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Mutacionet Sars-CoV-2 mund të lindin në rastet e infeksionit kronik, ku trajtimi për një periudhë të zgjatur mund t’i sigurojë virusit me shumë mundësi për të evoluar, sipas një studimi nga Universiteti i Kembrixhit, i botuar në revistën “Nature”.

Duke përdorur një variant sintetik të proteinës Spike të virusit të krijuar në laborator, ekipi tregoi se ndryshimet specifike në kodin e tij gjenetik e bënë virusin dy herë më infektues, sesa varianti më i zakonshëm.

Personi mbi të cilin virusi u shndërrua ishte një 70-vjeçar, i cili më parë ishte diagnostikuar me limfoma të qelizave B dhe i cili kohët e fundit kishte pasur një trajtim me kimioterapi.

Pra, ai kishte një sistem imunitar të prekur rëndë.

Pacientit iu dhanë trajtime të shumta, duke përfshirë ilaçin antiviral Remdesivir dhe terapi plazmatike, me antitrupa të nxjerrë nga gjaku i një pacienti, i shëruar me sukses nga COVID-19./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit