13.5 C
Tirana
E shtunë, 8 Tetor, 2022

Studim/ Ndotja e arjit përbën një rrezik të madh përsa i përket infertilitetit

Mos i humbisni

Me te lexuarat

BOTË-Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit rrit ndjeshëm rrezikun e infertilitetit. Sipas një studimi të publikuar te TheGuardian, që ka si qëllim shqyrtimin e rrezik për popullatën e përgjithshme.

Analiza e 18,000 çifteve në Kinë zbuloi se ata që jetonin me nivele mesatarisht më të larta të ndotjes së grimcave të vogla kishin një rrezik 20% më të madh të infertilitetit.

“Dizajni i studimit nuk u dha mundësi shkencëtarëve të përcaktojnë se si ndotja e ajrit mund të dëmtojë pjellorinë, por grimcat e ndotjes dihet që shkaktojnë inflamacion në trup , i cili mund të dëmtojë prodhimin e vezës dhe spermës,”-kanë thënë shkencëtarët.

Infertiliteti prek shumë miliona çifte në të gjithë botën por relativisht pak kërkime janë bërë në lidhje me ndikimin e ndotjes së ajrit. Sidoqoftë, ajri i ndotur tashmë dihet se rrit rrezikun e aspekteve të tjera të riprodhimit, duke përfshirë lindjen e parakohshme dhe peshën e ulët të lindjes. Nivelet e zakonshme të dioksidit të azotit shkaktojnë rritjen e rrezikut të abortit, po aq sa pirja e duhanit./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit