20.5 C
Tirana
E enjte, 7 Korrik, 2022

Studim/ Personat që mbartin variantin britanik të Covid-19 janë më të rrezikuar nëse shtrohen në spital

Mos i humbisni

Me te lexuarat

foto ilustruese

DANIMARKË-Varianti britanik është më i rrezikshëm se lloji origjinal i Covid-19. Sipas një studimi danez të publikuar te TheGuardian, njerëzit e infektuar me një variant britanik të koronavirusit të koduar B117 mund të kenë një rrezik 60% më të lartë për t’u shtruar në spital.

Danimarka një vend me 5.8 milionë banorë, e ka studiuar virusin më afër se çdo vend tjetër.

Camilla Holten Møller, nga Instituti i Serumit Statens i cili po modelon pandeminë, tha muajin e kaluar: Nëse shikojmë modelet tona, kjo është qetësia para stuhisë.

Ekziston f rika se B.1.1.7 shpejt mund të bëhet varianti dominues në vend. Holten Møller ka shtuar se varianti përhapet 1.55 herë më shpejt se viruset e mëparshme.

Po ashtu më herët dhe kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se: Përveç përhapjes më shpejt, tani duket se ka disa prova që varianti i ri varianti që u identifikua për herë të parë në Londër dhe në jug-lindje mund të shkaktoi një shkallë më të lartë të vde kshmërisë.

Studimet e mëparshme kanë treguar se varianti përhapet midis 30% dhe 70% më shpejt se të tjerët, dhe fillimisht kishte aludime se është rreth 30% më vde kjeprurëse./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit