8.5 C
Tirana
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Studim/ Shkencëtarët gjejnë mbi 70 mijë viruse të panjohura që jetojnë në trupin tonë

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Shkencëtarët kanë identifikuar më shumë se 70,000 viruse të panjohura më parë që jetojnë në zorrë dhe infektojnë bakteret e ndodhura atje- por se çfarë ndikimi kanë realisht ato mbi organizimin tonë, kjo për momentin mbetet një mister.

Mikrobioma e zorrëve, ose bashkësia e mikrobeve që njerëzit kanë në sistemin tretjes, luan një rol të rëndësishëm jo vetëm në tretjen e ushqimit, por edhe në balancimin e sistemit imunitar. Shumë studime, kujton Live Science, i kanë lidhur çekuilibrin e mikrobeve te zorrëve me probleme të ndryshme shëndetësore përfshirë sëmundjet e mëlçisë, mbipeshën dhe alergjitë.

Por për mikrobiomën dihet tme rrësisht pak, pavarësisht se ajo përfshin një shumëllojshmëri mikroorganizmash ku bëjnë pjesë edhe bakteret e viruset. Studimet e mëhershme janë fokusuar në shumicën dërr muese të rasteve vetëm tek bakteret e zorrëve, sepse ato zbulohen më lehtë.

Përmes metodës së re të përdorur së fundi, e cila analizon materialin gjenetik nga një komunitet mikrobesh e pastaj bën sekuencimin individual, u shqyrtuan 28 mijë mikrobioma nga kampionet e marra në 28 vende të botës dhe kështu u zbulua se ka dhjetëra mijëra viruse në zorrë për të cilat nuk dihej asgjë./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit