8.5 C
Tirana
E martë, 6 Dhjetor, 2022

‘Studio s’është e jotja, është e T.CH, mos më ndërprit’, replika të forta mes deputetit dhe moderatores: Të ndërpres që ç’ke me të…

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Në emisionin “OPEN” po diskutohet lidhur me deklaratën e Yuri Kim për liderët politikë, që të mos fusin në listat e tyre për kandidatët për deputetë persona të inkriminuar.

Mirëpo gjatë diskursit të deputetit socialist Alket Hyseni, ndërhyri moderatorja Eni Vasili dhe deputeti u acarua, duke pretenduar se ishte e disata herë që ndërpritet, ndërkohë që për PD panelistët e tjerë janë lejuar të flasin deri në fund.

Vasili: Më fal pak Hyseni…

Hyseni: Të lutem mos më ndërprit mua se po flas, e di që s’e pëlqeni PS, por më lini të flas unë për PS meqë jam pjesë e saj.

Vasili: Mos bëni etiketime, mos më thoni mua kë pëlqej dhe kë jo, nuk keni të drejtë, unë jam këtu për të drejtuar emisionin.

Hyseni: Po nuk më ndërpret dot mua se po flas…

Vasili: Të ndërpres që ç’ke me atë punë ore, çfarë thua o Alket?!

Hyseni: Kjo studio s’është e jotja është e topchannel.

Hyseni: Ps është ajo parti që…

Vasili i ndërpret sërish

Hyseni: Do më lësh të përgjigjem unë apo jo? Se latë të përgjigjen të gjitha pyetjet për PD.

Vasili: Të gjitha le të përgjigjen.

Hyseni: Retorikën e politikës le ta bëjnë në fushatë këta, jo në studio./temadites.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit