22.5 C
Tirana
E hënë, 4 Korrik, 2022

Sulmet në Kongres/ Papa Françesku thirrje amerikanëve të tregojnë “ndjenjën e përgjegjësisë”

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Në mesin e pesë viktimave nga trazirat, ishte edhe një oficer i policisë së Kongresit të SHBA-së, i cili vdiq nga plagët e marra gjatë përleshjeve me një turmë të mbështetësve të presidentit, Donald Trump, të cilët hyn brenda ndërtesës, ndërsa po mbahej seanca e certifikimit të fitores së presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

“Unë i nxis autoritetet shtetërore dhe të gjithë popullsinë të tregojnë një ndjenjë të lartë përgjegjësie në mënyrë që të qetësojnë zemërimin, të promovojnë pajtimin kombëtar dhe të mbrojnë vlerat demokratike të rrënjosura në shoqërinë amerikane”, tha Papa, gjatë lutjeve të së dielës të transmetuar nga Vatikani.

Papa tha se po i dërgonte një “përshëndetje të dashur” popullit amerikan “të tronditur nga sulmi i fundit ndaj Kongresit” dhe tha se po lutej në kujtim të pesë viktimave në ato momente dramatike”

 

 

“E ritheksoj që dhuna është gjithmonë vetëshkatërruese – asgjë nuk fitohet nga dhuna dhe nga ajo, humbet aq shumë”, përfundoi Papa.

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit