30.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Temperaturat disa gradë nën zero, shqiptari bën gjestin e madh, liron dy hotelet e tij për të pastrehët

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Biznesmeni shqiptar nga Kosova, Nazmi Aruqi është ndër personat më të përfolur për momentin në Gjermani për shkak të gjestit të tij fisnik.

Ai ka vendosur që dy hotelet e tij në Frankfurt t’i vendosë në dispozicion të të pastrehëve në këto ditë të ftohta.

Në një intervistë shqiptari ka treguar se kur ka mbërritur për herë të parë në Gjermani për rreth dy javë kishte fjetur jashtë dhe e kuptonte se çfarë do të thotë për të pastrehurit të kalosh natën jashtë në atë të ftohtë.

Ai ka treguar se kishte qenë me familjen shëtitje kur kishte pa disa të pastrehë dhe kishte marrë vendimin që t’i strehonte në hotelet e tij.

“Atë ditë isha me familjen duke shëtitur, dhe kur pashë të pastrehët mu kujtua koha ime kur kam ardhë këtu në Gjermani si një i pastrehë. Atëherë më lindi ideja që në këtë ditë dimri ti strehoja në hotel. Unë mora në telefon kryetarin e komunës dhe ia propozova këtë ide, bëmë lajmërimin në Facebook dhe 6 mijë njerëz e ndanë menjëherë. Aty më pas me erdhën dhe mediat gjermane“, ka thënë ai në një intervistë.

Prej një jave mban të pastrehurit në hotel, madje ka treguar se me disa pej tyre është lidhur aq shumë saqë ka vendosur t’u ndryshojë jetën, duke i siguruar shtëpi dhe punë./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit