8.5 C
Tirana
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Transportonin drogë në ishujt grekë, kapet mat banda shqiptaro-serbe

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Departamenti i anti drogës greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe shërbimet policore të Serbisë dhe Shqipërisë shkatërruan një organizatë të trafikimit të kokainës nga vendet e Amerikës latine në Europë.

Sipas informacioneve të para, lënda narkotike ka mbërritur në qytetin e Janicasë, në Greqinë veriore në një kontejner me fruta ekzotike, ku pasi është magazinuar prej një shtetasi grek ka nisur shkarkimin.

Autoritet kishin informacion në rrugë operative dhe agjentët kanë ndërhyrë duke i kapur në flagrancë në momentin e peshimit.

Deri tani janë arrestuar 3 persona, 1 shtetas grek dhe 2 serbë, ndërsa janë identifikuar edhe 3 shtetas shqiptarë, të shpallur në kërkim.

Dyshohet se kokaina do të shpërndahej në tregun vendas të narkotikëve dhe përfitimet prej shitjes llogariten në miliona euro.

Sipas agjentëve, organizata ka lidhje me degë të saj në disa vende europiane. Detaje të aksionit priten gjatë orëve në vazhdim./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit