20.5 C
Tirana
E enjte, 7 Korrik, 2022

U ndalua nga policia greke, flet ‘mjeshtri’ i arratisjeve Alket Rizai: Ja pse me ndaloi, jam në shtëpi

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Alket Rizai është i njohur si ‘mjeshtri’ për arr atisjet e shpeshta nga bu rgu grek, u ndalua sot nga policia greke gjatë kohës që udhëtonte me makinë me një person që gjithashtu ishte shpallur në kërkim për vepra penale. Mediat greke thanë sot se Alket Rizai është kapur gjatë një kontrolli rutinë dhe është arr estuar sërish, pasi është i dë nuar me bu rgim të përjetshëm. Gjatë një komunikimi me Report Tv, Rizai sqaron se ai është shumë mirë dhe në shtëpinë e tij pasi kishte marrë leje nga bu rgu. Ndërsa ndalimin e policisë e sqaron se ka ndodhur për shkak të mosmbajtjes së maskës anti-COVID, që është e detyrueshme të mbahet kudo në shtetin grek.

“Jam shumë mirë jam në shtëpi . Lajmet janë kot pa lidhje për në maske na ndaluan dhe e bën trag jike kaq ishte muhabeti. Unë jam me leje e shkoj ditë për ditë në polici paraqitem. S’ka asnjë lajm të tillë këtu qe unë jam larguar skam pse largohem ”, tha Rizai për Report Tv

Ndërkohë mediat greke raportuan sot se Alket Rizai u ndalua në një një mjet tip “BMW” luksoze me xhama të zinj gjatë një kontrolli rutinë. Gjatë kontrollit nga dera e pasagjerit ka dalë Alket Rizai, ku sipas mediave greke është arr estuar sërish dhe ka shkuar në burgun e Domokout. Në makinë ishte dhe një person tjetër, një 36-vjeçar me kombësi shqiptare, me kartelë të “pasur” me vepra penale në policinë greke dhe që ishte në kërkim për vr asje dhe disa vepra të tjera kr iminale. Ai është pra ngosur në vend ndërsa Alket Rizai u kthye në burg.

Rizai u kthye në një nga shqiptarët më të famshëm në Greqi, pas arr atisjes së tij spektakolare nga bu rgu i Koridhalosë, ndërsa ten toi të ar ratisej për herë të tretë duke marrë peng policët e bu rgut të Malandrinos, tentativë kjo që dështoi. Ai për momentin vuan dënimim me bu rg përjetë, për v rasje dhe tentativë arr atisje nga burgu./korrieri.com

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit