Ish-shefi i sektorit të narkotikëve në Drejtorine e Elbasanit, Sokol Navaku është kërcënuar me jetë.
Navaku, i cili 10 ditë më parë është transferuar si shef krimesh ne komisariatin e Gramshit, ka marrë mesazhe kërcënuese në numrin e punës.
Sokol Novaku më parë ka qenë shef i komisariatit nr 2 në Tiranë dhe shef krimesh në komisariatin e Policisë Kavajë.
Në drejtorinë e Policisë Elbasan, Novaku u emërua shef i sektorit të narkotikëve ku qëndroi për 4 muaj në këtë detyrë dhe rreth 10 ditë më parë u transferua shef krimesh në komisariatin e policisë Gramsh.
Novaku ka depozituar dy ditë më parë në Prokurorinë e Rrethit Elbasan kallëzim për kërcënimin e marrë. Në lidhje me kërceënimet e marra nëpërmjet një sms-je, në drejtorinë vendore të policisë Elbasan në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë e rrethit, është ngritur një grup i posaçem hetimor.
(E.H/Faxweb.al./Faxweb.al