8.5 C
Tirana
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Vazhdon dëmtimi i urës së Zogut, moti i keq po shkatërron këmbët e urës në lumin Mat

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Marrja e inerteve në lumin Mat ka shkaktuar problematika të shumta. Ura me harqe ose sic të gjithë e njohin ndryshe si ura e Zogut është dëmtuar.

Njëra këmbë e saj ka rënë më shumë se dy metra, kjo nga gërryerja që është bërë në afërsi të urës  por edhe nga prurjet e shumta që ka pasur lumi mat gjatë ditëve të fundit. Pamjet e tregojnë mjaft qartë se si këmbët e urës kanë dalë në sipërfaqe.

Janë banorët e zonës ata të cilët tregojnë dëmin që i është bërë urës nga gërryerjet.

Edhe pse monument kulture i kategorisë së parë dhe një ndër objektet më të bukura në vendin tonë, deri më tani nuk është marrë asnjë masë për mbrojtjen e saj.

Që në momentin që u konstatuan dëmtimet, specialistët e monumenteve të kulturës kërkuan ndërhyrje të menjëhershme në të kundërt rrezikohet që lumi ta marrë me vete./topchannel.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit