12.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Dhjetor, 2022

VIDEO/ Aksident i rëndë në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën një 18-vjeçar, plagosen 4 të tjerë. Detajet e ngjarjes

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 18-vjeçari, ndërsa 4 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth ores 14:30, në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan, ku një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K., 40 vjeç, është përplasur me një tjetër mjetin tip “Benz”.

“Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., 18 vjeç, dhe janë dëmtuar shtetasit K. D, Q, D, F. D dhe R. L, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësorë.

Ndërsa drejtuesi i njërit prej mjeteve shtetasi A. K, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./korrieri.al

 

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit