17.5 C
Tirana
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

(Video) Rrezikohet jeta e banorëve në Laç, pallati gati të shembet nga tërmeti…e kalojnë natën jashtë

Mos i humbisni

Me te lexuarat

LAÇ– Banorët e një pallati 5 katësh në qytetin e Laçit e kaluan natën jashtë. Ata pretendojnë se objekti në të cilin jetojnë rrezikon shembjen.

Shkak për këtë situatë janë bërë punimet infrstrukturore që po bëhen në kuadër të programit të rindërtimit nga tërmetit.

Në këto kushte banorët thonë se jeta e tyre është në rrezik, duke shtuar se punimet po kryhen pa asnjë lloj studimi dhe se shqetësimi i tyre nuk po gjen zgjidhje.

“Ka filluar dheu të gërryhet nga shiu dhe nga ndërtimet. Ka dy muaj kjo situatë. Tani ka vazhduar më keq. Unë banoj në kat të pestë dhe ka shumë rrezik. Kemi shumë frikë se është rrezik. Jemi ankuar çdo ditë në bashki”, thotë një prej banorëve.

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit