32.5 C
Tirana
E martë, 5 Korrik, 2022

(VIDEO) Transportohet për në spital me varkë vogëlushja në gjendje të rëndë

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Një 5-vjeçare në fshatin Obot të Shkodrës është transportuar me urgj encë përmes një varke për shkak të përmbytjeve në zonë si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit.

E mitura ka shfaqur shenja të helmimit, fillimisht temperaturë dhe më pas bark dhe të vjella dhe orët e fundit gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar. Për shkak të përmbytjeve të zonës, ka qenë i pamundur kalimi i mjeteve të ushtrisë.

Siç shihet dhe në videon e siguruar nga FaxNeës është transportuar me varkë deri në pikën ku është bërë e mundur shkuarja e ambulancës.

Infermieri i Obotit Viçenc Gocaj, foli në lidhje me rastin e vogëlushes, ku theksoi se vajza ka qenë e sëmurë që gjatë natës së mbrëmshme dhe ai së bashku me mjekun e zonës u munduan ta mbanin gjendjen e saj nën kontroll deri sa mëngjesin e sotëm u bë e mundur të bëhej transportimi i saj në spital për të marrë një kujdes më specifik./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit