Blogeri Olti Curri ka ndarë në Instastory disa pamje nga festa
TIRANE- Një festë e ngjashme me kohën para pandemisë COVID19. Edhe pse për shumë prej jush koronavirusi ka ndryshuar mënyrën e jetesës dhe atë të argëtimit, kur je i famshëm disa privilegje mund t’ja sigurosh vetes.
Kështu ka ndodhur edhe mbrëmjen e djeshme tek kompleksi turistik “Lura”, ku dhjetëra persona janë bashkuar në një festë me rastin e ditëlindjes së një mikeshe të shumë VIP-ave shqiptarë.
Blogeri Olti Curri ka ndarë në Instastory disa pamje nga festa, ndërsa në foto shihen motivet orientale të dekorit të festës e të të ftuarve gjithashtu. Në të njëjtën festë ka qenë edhe moderatorja sportive Ilda Bejleri dhe plot VIP-a të tjerë.
Edhe pse festat dhe grumbullimet me më shumë se 10 vetë janë ndaluar me akt normativ nga qeveria, disa arrijnë të gjejnë një “strofullë”, ku mund të konsumojnë disa orë të këndshme me miqtë, pa u shqetësuar për virusin./korrieri.al