13.5 C
Tirana
E shtunë, 8 Tetor, 2022

Vogëlushi shqiptar i shkruan letër Presidentit Biden, ja çfarë kërkese ka për të 9-vjeçari

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Një fëmijë 9 vjeç nga Kosova i quajtur Diell Sadriu i ka shkruar një letër presidentit të SHBA-ve Joe Biden, në të cilën i kërkon mbështetje për të mësuar më shumë rreth SHBA-ve.

Në letrën drejtuar Biden vogëlushi shprehet se do të dëshironte të dinte më shumë për historinë, trashëgiminë dhe sportin në Amerikë. Letrën e ka bërë publike ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

“Një nxënës i klasës së tretë, nëntë vjeç nga Kosova i shkruan një letër presidentit të SHBA-së, Joe Biden duke kërkuar mbështetjen e tij, sepse ai do të donte të mësonte më shumë rreth SHBA-së në shkollë. Nuk ka asgjë më të lezetshme sesa kjo”, shkruan ajo.

Letra e shkruar nga 9 vjeçari, Diell Sadriu:

I dashur Z. Biden,

Shkëlqesia juaj, i dashur Z. President

 

Shpresoj se jeni mirë dhe keni pasur një fillim të mirë në Shtëpinë e Bardhë.

 

Emri im është Diell Sadriu, jam nga Kosova, Prishtina. Jam 9 vjeç dhe jam në klasën e tretë në British School of Kosova.

 

Po ju shkruaj për të ju kërkuar me mirësi mbështetje: Në shkollën tonë ne mësojmë lëndë të ndryshme, por mësojmë shumë pak për SHBA-në. Për shembull: historinë amerikane, sportin, trashëgiminë amerikane, etj.

 

Pres të marr përgjigje nga ju së shpejti, me urimet më të mira, Diell Sadriu“, shkruan ai./korrieri.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit