15.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Dhjetor, 2022

Voltana Ademi rrëfen për herë të parë ‘sekretin’ familjar: Babai im ka…

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi në një intervistë për emisionin “Fol me mua” ka treguar se po e pret më shumë emocione ndeshjen e futbollit mes Vllaznisë dhe Partizanit.

“Unë jam shkodrane dhe Vllaznia është e Shkodrës. Unë mbështes Vllazninë dhe futbollin që është më popullor dhe ndryshon jetën e njerëzve. Vllazia është në vend të parë, Partizani I dyti. Unë dua të fitojë Vllaznia.

Ajo do të jetë një garë. Futbolli është futboll. E përcakton fusha. Nuk e përcakton dëshira, e jep tifozeria që na mungon. Djemtë e kanë mundësinë. Unë shpresoj që loja të jetë e drejtë dhe kjo është e rëndësishme për të gjitha skuadrat dhe kjo është e rëndësishme” tha Voltana Ademi gjatë intervistës.

“Partizani zë një emër të mirë në familjen time. Para disa kohësh, para disa vitesh u festua 70 vjetori në Tiranë dhe ka pasur festë të posaçme nga drejtuesit e klubit. Jo vetëm si kryetare bashkie, po si pjesë e një familje që kishte një jetë lidhur me Partizanin. Dhe kjo është e re nuk e kam thënë ndonjëherë. Babai im ka luajtur për Partizanin 10 vite në basketboll. Te Partizani kishte këtë luftën që merrte më të mirët. Po në familje time ka këtë korrotacion pozitiv. Po Vllaznia mbetet kampionia jonë dhe dashuria jonë”, tha Voltana Ademi./temaditës.al

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit