23.5 C
Tirana
E diel, 14 Gusht, 2022

Zbulohet një ilaç për trajtimin e Covid-19, ka të dhëna shumë premtuese

Mos i humbisni

Me te lexuarat

Virusi SARS-CoV-2, i cili e shkakton sëmundjen Covid-19 është lloji i tretë i korona virusëve, që është shfaqur që nga fundi i shekullit, shkruan Medical News.

 

Aktualisht nuk ka shumë ilaçe antivirale, që mund t’a luftojnë atë në mënyrë efektive, prandaj i gjith fokusi I ballafaqimit me këtë virus është tek vaksinat.

Në mesin e shumë barnave, të cilat ishin premtuese në shërimin e simptomave të sëmundjes është edhe bari i quajtur Klofaziminë. Sipas një studimi të ri të kryer nga studiuesit e Institutit Mjekësor të Zbulimit në San Diego dhe nga Unviersiteti I Hong Kongut, ky bar mund të jetë mjaft efektiv në trajtimin e Covid-19.

Në bazë të studimit, ky bar shfaq veti antivirale kundër SARS-CoV-2 dhe kufizon përgjigjen inflamatore, që ndodh zakonisht me këtë sëmundje. Administrata e Ushqimit dhe Barnave tashme e ka aprovuar këtë ilaç, edhe pse ende nuk është në dispozicion për shitje as në ShBA.
Z
Ilaçi është testuar së pari në minj, të cilët kishin patur sasi të virusit në organizëm. Pas marrjes së këtij ilaçi studiuesit vërejtën, që ata kishin shumë më pak sasi të virusit në mushkëritë e tyre. Gjithashtu është vërejtur se përveç se ilaçi frenoi aktivitetin e virusit, ai rregulloi edhe përgjigjen e qelizave imunitare ndaj këtij virusi.

Gjithsesi, shkencëtarët po planifikojnë që shumë shpejt të kryhet edhe faza e dytë e testimeve, dhe bari të jetë i disponueshëm për të gjithë./korrieri.al

 

- Reklame -spot_imgspot_img

Te rekomanduara

Ler nje koment:

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklame -spot_imgspot_imgspot_img

Artikujt e fundit