Edhe pse akoma nuk eshte asgjë zyrtare , tashmë brenda forcave politike ka filluar qe të përfliten kandidatët e mundshëm për të përfaqesuar Malesinë e Madhe në kuvendin e Shqiperise.
Ne përzgjodhëm dy nga kandidatët e mundshëm
Për të pëfaqesuar Malësinë e Madhe në parlamentin Shqipetar mbas zgjedhjeve të 25 Prillit
Lindita Shabaj një nga intelektualet e njohura të zonës , drejtoreshe aktuale e qendres kulturore të fëmijëve në Malesi të Madhe dhe menaxhere e lokalit të njohur <Bregu I Cemit> në Tamare . Është bërë shumë popullore në rrjetet sociale ku duket qartë mbeshtetja që po tregojnë qytetaret ndaj publikimit të bërë në platformën “Deputeti që Duam”. E pra kush nuk e do një deputete të tillë ,për më tepër le të shikojmë nëse përzgjedhësit e Partise Socialiste do ja besojnë mandatin e deputetit Malësores Lindita Shabaj.
Arben Hasanaj një emër i njohur në zonën e Malësisë, Ai ka punuar disa vite Kontrollor në policinë rrugore dhe më pas kryeinspektor në drejtorinë e policisë kufitare Shkoder. Një zoteri i nderuar dhe një familjar i rregullt , Ai u inkuadrua në partinë e re LRE ku pritet të jetë kandidati i mundshëm i kësaj force te re politike në Parlamentin tonë mbas zgjedhjeve të datës 25 Prill.
Portali Shqiptar ju uron suksese të dy kandidatëve në rrugetimin drejt Parlamentit Shqipetar ./portalishqiptar.al